Fillon punën për zgjedhjet e 25 prillit KQZ-ja e re

exit.al 12 Tetor 2020, 17:23

Komisioni i ri i Zgjedhjeve ka nisur, të hënën, punën për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi, gjatë mbledhjes së parë, theksoi se duhet bashkëpunim mes tre trupave të KQZ-së për të përmbushur të gjitha detyrat për zgjedhje të lira e të besueshme.

“Besoj se bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet këtyre tre strukturave i përcaktuar në Kodin Zgjedhor të jetë në eficencë  të plotë në mënyrë që koha e shkurtër e përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve të tejkalohet me vullnet të shtuar prej secilit prej nesh,” deklaroi ai.

Në lidhje me identifikimin biometrik dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e prillit, KQZ-ja e re pritet të ngrejë një grup pune të posaçëm së shpejti.

Përbërja e KQZ-së së re është si më poshtë:

Ilirjan Celibashi - Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

Lealba Pelingu - Nënkomisionere Shtetëror e Zgjedhjeve

Komisioni rregullator i zgjedhjeve

  1. Ilirjana Nano
  2. Dritan Çaka
  3. Arens Çela
  4. Muharrem Çakaj
  5. Helga Vukaj

Komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve

  1. Ilirjan Rusmali
  2. Elvin Lako
  3. Koli Bele
  4. Elvis Çefa
  5. Ledio Braho

Shpërndaje te miqtë