Basha garanton përgjegjësi penale për Ramën, premton heqjen e taksës mbi karburant

exit.al 12 Tetor 2020, 15:27

Kryetari i PD Lulzim Basha dekalroi se kryeministri Rama do të mbajë jo vetëm përgjegjësi politike për keqmenaxhimin e pandemisë por dhe penale. Në një komunikim për gazetarët, ai u shpreh:

"Asgjë nuk mund ta justifikojë apo shpëtojë Ramën nga përgjegjësia që ka për keqmenaxhimin e krizës së pandemisë.Ju siguroj që përgjegjësia nuk do të jetë politike, për të cilën do të përgjigjet një më një, por edhe penale. Këtë unë ju garantoj sot. "

Basha pohoi se plani i tij me 5 pika është zgjidhja për nxjerrjen e vendit nga kriza, duke theksuar se sa më shumë kalojnë javët aq më shumë shtohet kriza ekonomike. Në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve, Basha tha se zgjidhja e kërkesave të tyre mund të arrihet nga një qeveri dhe kryeministër i përgjegjshëm. Më tej, Basha pohoi se në prioritetet e qeverisë së tij janë "heqja me urgjencë e taksës Rama mbi karburantin 240 l/litër, kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit dhe rikthimi në arkën e shtetit e një shume prej të paktën 50 milionë eurosh në vit e evazionit që i bëhet arkës së shqiptarëve nga ky sektor." Shpërndaje te miqtë