Përditësim 10 nëntor: 563 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19

exit.al 10 Nëntor 2020, 17:43

563 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 25,294.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona:një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë, nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 563

Të shëruar ne 24 orë 150

Të shtruar në spitale 367

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2723

Testime totale 143,804

Raste pozitive 25,294

Raste të shëruara 12,353

Raste Aktive 12,362

Humbje jete 579

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6034

Durrës 1037

Fier 949

Korçë 759

Shkodër 742

Elbasan 624

Lezhë 559

Vlorë 544

Berat 367

Kukës 300

Gjirokastër 322

Dibër 125

Shpërndaje te miqtë