Apeli Administrativ kthen në garë për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peton

exit.al 10 Nëntor 2020, 16:44

Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të kthejë në garë kandidatën për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peto.

Në vendimin e datës 22 tetor, Apeli ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin nga gara të Petos.

Kandidatja Peto u skualifikua nga gara me argumentin se nuk plotësonte kriteret. Ajo më pas paditi në gjykatë KED.

Shpërndaje te miqtë