Balla propozon ngritjen e një komisioni hetimor për raportin e Dick Marty

exit.al 10 Nëntor 2020, 17:28

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar ngritjen e një Komsioni Hetimor mbi pretendimet për trajtim çnjerëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë.

Ky komision do të ketë për qëllim hetimin e krimeve të mësipërme në disa zona të veriut të Shqipërisë, të quajtura burgje të UÇK-së.

Propozimi erdhi pas debatave mes kryeminisrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi raportin e Dick Marty.

Shpërndaje te miqtë