“SPAK dhe organet e tjera të hetimit duhet të verifikojnë të gjithë procedurën sesi i dënuari Edmond Bego ka marrë në shkelje të ligjit 10 milion euro nga qeveria shqiptare.
Duke zbardhur këtë aferë, prokuroria do të bjerë në gjurmët e Taulant Ballës dhe të vetë Edi Ramës, duke i bërë vendit një shërbim të paçmuar në luftën e vërtetë kundër korrupsionit”.
Avokati i Edmond Begos i ktheu përgjigje akuzave të PD-së duke thënë se kontrata është firmosur në vitin 2012, kur në pushtet ka qënë PD. Ai tha se 10 milionë euro nukështë fitimi i kompan8së por kosto e punës së berë. Avokati kërceboi se do t'i drejtohej gjykatës për shpifjet e krijuara. Shpërndaje te miqtë
