“Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri”.
Ai tha se ka mbaruar nepotizmi dhe emërimi i mësuesve sipas interesave politike, dhe rryshfeteve:“Tani rekrutimi i mësuesve bëhet mbi baza, sipas portalit”.
Rama tha se me punësimet përmes portalit dhe me shkollën e drejtorave, “po mbyllim një plagë shumë të madhe, atë të politizimit ekstrem të kuadrit të mësimdhënies”. Shpërndaje te miqtë
