PD, Alibeaj: Resortet turistike në jug të ngritura mbi prona të vjedhura publike dhe private

exit.al 7 Shtator 2020, 12:34

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer vendin në parajsën e pastrimti të parave.

Permes Enkelejd Alibeajt, PD akuzoi qeverinë se me lejet e ndërtimit në të gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytet dhe në bregdet, “ka shumëfishuar aktivitetin kryesor të pastrimit të parave”.

“Një sërë ndërtimesh të mëdha në Tiranë; projekte të resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private; një pjesë e mirë e koncesioneve po mbështeten me para të pista dhe janë mekanzima për riciklimin e parave të ardhura nga droga dhe korrupsioni”, tha Alibeaj nga selia e PD-së.

Alibeaj tha se plani i PD-së, “Ndiq paranë” do sjellë zbatimin e ligjit në vend.

“Do të jetë një instrument i fortë që në Shqipëri të sundojë ligji, puna e ndersh, në mënyrë që paratë e krimit dhe të korrupsionit qeveritar të mos i zënë frymën ekonomisë së familjeve shqiptare”, përfundoi Alibeaj.

Shpërndaje te miqtë