“Po mbahet vetëm një dialog i ndihmuar nga BE-ja, pasi ky dialog çon drejt aspiratave evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Mund të arrish të ardhmen e BE-së vetëm me këtë dialog. Është në proces që po vazhdon. Por procesi kryesor është dialogu i ndihmuar nga BE-ja. Dy palët janë të interesuar të ecin përpara. Ne po shohim që po ka interes të shkohet para”.
Ai tha se çdo gjë tjetër ëshët një ndihmë shtesë që ndikon pozitivisht në normalizimin e marrëdhënieve.“Çfarëdo që ndodh anash dhe ndihmon pozitivisht për të sjellë palët më afër normalizimit të marrëdhënieve dhe është në vijë me rregullat e BE-së është gjithmonë e mirëseardhur”.
Stano sqaroi se Kosova do të fillojë të kërkojë hapjen e procesit për anëtarësimin ne BE, vetëm pasi ta njohin të gjitha vendet evropiane. Deri më tani 5 vende të BE-së nuk e njohin Kosovën si shtet i pavarur.“Nuk mund të bëjmë hapat me Kosovën siç do të bënim me shtetet tjera që janë të njohura nga 27 anëtarët e BE-së”.
Zëdhënësi i BE-së e bëri të qartë se pa normalizim të marrëdhënieve “asnjëra palë (Kosova e Serbie) nuk mund të futen në Bashkim Evropian si fazë finale”. Shpërndaje te miqtë
