PD, testimi masiv ndalon përhapjen e Covid-19

exit.al 6 Prill 2020, 15:26

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të kryejë testime masive të popullsisë. “Çdo ditë që kalon pa testime masive është një ditë që ndihmon përhapjen e virusit”, thotë opozita në njoftimin për shtyp.

Opozita akuzoi Kryeministri Rama se nuk po informon qytetarët për numrin e të prekurve dhe nuk po rrit numrin e testimeve sepse:

"Nuk u përgatit për të marrë teste, që kur ne e paralajmëruar gati dy muaj më parë, dhe numri i ulët i testimeve është strategji e saj për të fshehur gjendjen reale të përhapjes së virusit".

PD kërkoi të gjurmohen të gjithë kontaktet te personave të infektuar me Covid-19, përfshirë edhe mjekët e familjes.