Rudina Hajdari ndihmon 50 familje në nevojë në Laprakë

exit.al 6 Prill 2020, 14:31

Deputetja Rudina Hajdari ka ndihmuar me ushqime 50 familje në Laprakë, zona e saj elektorale.

Hajdari, përmes një statusi në Facebook i bëri thirrje familjeve në nevojë në Laprakë, që t'i shkruajnë nëse kishin nevojë për ndihmë.

Shumë nga familjet nuk kanë asnjë burim të ardhurash pasi kanë humbur punën e tyre ditore, për shkak të masave të kufizimit.

Hajdari është zotuar se do të ndihmojë çdo ditë 5 familje në zonën e Laprakës.

Ajo i ka bërë thirrje kujtdo që mundet të ndihmojë familjet në nevojë në këto kohë kur përveç ushqimeve ato duhet të paguajnë ujin e dritave, të cilat nuk janë shtyrë nga qeveria.

Hajdari është zgjedhur deputete në listën e Partisë Demokratike në vitin 2017 por nuk hoqi dorë nga mandati edhe kur PD vendosi braktisjen e mandatave.