PD publikon dokumente: Në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr me 15 prill

exit.al 10 Maj 2020, 11:52

“Më 15 prill ora 18:00 ka rënë zjarr në zyrën e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë”

Kështu deklaroi ish deputeti i PD, Bardh Spahia në një deklaratë për shtyp.

Ai publikoi një email zyrtar ku tregohej se në atë datë në zyrën e prokurimeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr dhe ka djegur shumë dokumenta. Emaili i publikuar shkruan:

“Pas kontrollove rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit

[caption id="attachment_83510" align="alignnone" width="804"]Emaili i Ministrisë së Shëndetësisë Emaili i Ministrisë së Shëndetësisë[/caption]

Sipas Bardhit pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e institucionit kanë konstatuar djegien e dokumenteve.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për këtë ngjarje.

Ditën e shtunë kryetari i PD, Lulzim Basha pohoi se në zyrën e prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr dhe janë djegur shumë dokumente.

Mënjëherë pas kësaj deklarate, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përgënjeshtroi Kryetarin e PD-së për zjarrin e rënë në zyrën e prokurimeve.

Në një postim në facebook, Zonja Manastirliu tha se “nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë”.