“Plot 194 tendera me shumën prej 25 milionë dollarë janë shpallur vetëm gjatë muajit prill nga kryebashkiakët e pavotuar nga zgjedhësit. Dhe sipas të dhënave zyrtare, nga fondi total prej 25 milionë dollarë, pjesa dërrmuese (88%) ose rreth 22 milionë dollarë, është përdorur për tendera që nuk kanë lidhje me pandeminë dhe emergjencën pandemike .”
Çupi pohoi se nga 1 deri në 30 prill janë shpallur 194 procedura tenderash nga të cilat:– 182 ose 88 përqind nuk kanë lidhje me pandeminë
– 12 kanë lidhje me pandeminë, nga të cilat janë lidhur 8 kontrata.
Çupi deklaron se ka të dhëna se këto tendera janë sekrete dhe ju bëri thirrje autoritetve ligjzbatuese të nisin hetimet për to.
