12 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 868.
75 përqind e të infektuarve ose 650 prej tyre janë shëruar.Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë, Kamëz, Krujë dhe Fier.
Në 24 orët e fundit janë testuar 170 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 9976 persona, prej të cilëve janë:
– 868 të infektuar, – 31 viktima; – 650 të shëruar, – 198 të infektuar aktivë; Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 29 pacientë, ku vetëm 4 është në terapi intensive. Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor. Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 9 maj është: – Tiranë, 355 pacientë, – Shkodër, 115 pacientë, – Krujë, 125 pacientë, – Durrës, 42 pacientë, – Lushnje, 7 pacientë, – Elbasan, 18 pacientë, – Fier, 40 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 4 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 19 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient,
– Kamëz, 8 pacientë.
