Ministri Ahmetaj, vaksinat antiCOVID kanë kushtuar rreth 40 milionë euro

exit.al 7 Qershor 2021, 22:32

Qeveria ka shpenzuar rreth 40 milionë euro për të blerë vaksinat kundër COVID-19 për vitin 2021, sipas ministrit për Rindërtimin dhe Pandeminë, Arben Ahmetaj.

Ahemtaj tha në një intervistë në News 24 se plani i qeverisë është të miratojë një fond prej 50 milionë eurosh në vit nga buxheti i shtetit, për situatën pandemike.

Nga kontrata me Pfizer qeveria do të paguajë 6 milionë euro, ndërsa nga Sputnik V, Sinovac dhe AstraZeneca 26 milionë euro.

“Duke përfshirë dhe COVAX-in jemi diku te 40 milionë euro”, tha Ahmetaj.

Deri në muajn prill qeveria ka paguar rreth 20 milionë dollarë për 3 nga marrëveshjet e sigurimit të vaksinave sipas një hulumtimi të Exit.

Në Shqipëri kanë mbërritur mbi 900 mijë doza vaksinash dhe janë kryer 800 vaksinime.