Eurokomisionerja Gabriel kritike: dialog me ekspertët e trashëgimisë para prishjes së teatrit

exit.al 15 Maj 2020, 12:09

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar,” ka deklaruar Komisionerja e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, Mariya Gabriel.

Në një postim në Twitter, ajo i bëri thirrje të gjitha institucioneve të vendit të fillojnë një dialog kosntruktiv me të gjithë aktorët në fushën e trashëgimisë kulturore.

https://twitter.com/gabrielmariya/status/1261227201845919744?s=21

Organizata Europa Nostra kundërshtoi , gjithashtu, Këshillin Bashkiak të Tiranës vetëm pak orë pasi u bë publik vendimi për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.