Nga zonë e gjelbër në vatër infeksioni, identifikohen 5 raste të reja Covid në Berat

exit.al 15 Maj 2020, 10:44

Pesë raste të reja me Covid-19 janë identifikuar në qytetin e Beratit të premtuar, duke çuar në 8 numrin total të sëmurëve me Covid në qytet zbuluar katër ditët e fundit.

Të pestë personat janë familjarë të një punonjëse të ndërmarrjes së ujësjellësit të qytetit, e cila u diagnostikua e para me Covid, ditën e hënë, dhe mendohet se është origjina e infeksionit të rishfaqur në Berat.

Duket se ajo ka infektuar edhe dy punonjës të tjerë të ujësjellësit që punonin me të, të cilët u disgnostikuan ditën e enjte.

Instituti i Shëndetit publik po vazhdon hetimin epidemiologjik duke testuar të gjithë kontaktet e personave të infektuar.

Berati ishte shpallur zonë e gjelbër, pasi prej ditësh nuk kishte regjistruar më të infektuar. Kjo vatër infeksioni mund ta ndryshjë gjendjen në qytet nëse zbuloeht se infeksioni është përhapur më shumë.