Papa Francis emëron 6 gra në pozicione drejtuese, për herë të parë

exit.al 6 Gusht 2020, 21:17

Papa Francis ka emëruar 6 gra për të mbikqyrur financat e Vatikanit.

Kjo është hera e parë që në Këshillin Ekonomik ka 6 gra.

Deri tani, 15 anëtarët e Këshillit Ekonomik ishin të gjithë meshkuj, 8 priftërinj dhe 7 ndihmësa.

Keshilli është organi më i lartë që monitoron financat e Vatikanit.

Me këto emërime, Papa Francis mbajti premtimin e tij të hershëm për të emëruar gra në pozicionet kyçe në drejtimin e Vatikanit.

Të gjitha gratë e emëruara janë evropiane dhe kanë qënë edhe më parë në pozicione të rëndësishme financiare.

Leslie Ferrar, ish-drejtuese e financave të Proncit Carls, të Mbretërisë së Bashkuar.

Charlotte Kreuter-Kirchhof, Marija Kolak,  janë gjermane, ndërsa Maria Concepción Osácar Garaicoechea dhe Eva Castillo Sanz, janë spanjolle.

Shpërndaje te miqtë