Papa Françesko lutet për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

exit.al 27 Nëntor 2019, 13:27

"Do të doja ti shprehja ngushëllimet e mia popullit të dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qënë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. I qendroj afër viktimave, lutem për të plagosurit, për familjet e prekura. Zoti e bekoftë këtë popull që unë e dua shumë".

Ky ishte mesazhi i Papa Franceskut sot gjatë meshës së mëngjesit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit në emër të Papa Franceskos i ka dërguar një telegram ngushëllim, Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.