“Kemi shpresë që një djalë 25 vjecar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”.
Ndërkohë, Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por tani nuk është momenti për të drejtuar gishtin:“Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden.”
