Klement Cupi, 32 vjeç, i jati Hajredin Cupi dhe e ëma u nxorren të pajetë nga rrënojat në Thumanë.
Lindita Cara, Thumanë, vdiq në spital pasi u nxorr nga rrënojat.
Saimir Greku, Pëllumb Greku dhe bashkëshortja u nxorrën të vdekur nga rrënojat.
Në Durrës, nga rrënojat e Hotel Tropikal u nxorr i pajetë 35 vjeçari nga Kosova, vëllai i të cilit tij u nxorr i pajetë dje. Ndërsa ekipet e shpëtimit shpëtuan 25 vjeçarin Klajdi Qato, pas 20 orëve nën rrënoja. Ekipet e kërkimit vazhdojnë për 6 personat e familjes Lala, të cilët ndodhen ende nën rrënojat e vilës së shembur në zonën e Kënetës Durrës. Gjithashtu sot në mëngjes, Kryeministri shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës.
