OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 6 të dënuar

exit.al 4 Dhjetor 2020, 12:54

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 6 të dënuarve në Kukës dhe Tropojë. Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  • L. P., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

  • A. D., banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

  • B. M., banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

  • A. D., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

  • K. B., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

  • I. N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë