“Sikurse e kemi thënë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit kemi nisur testimin e shpejtë. 100 mijë teste të shpejta për Covid-19, janë në gjendje të vend.
Testimi i shpejtë do të nisë në Tiranë në vatrat e evidentuara që do të caktohen nga epidemiologët. Ai do të ndodhet në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor”.
Ndërsa "prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale", shtoi ministrja. Në të gjithë vendin do të ngrihen pikat e testimit, të cilat do të bëhen “të njohura dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh sipas ndarjes gjeografike”, tha Manastirliu. Testi i shpejtë i antigenit do të shpërndahet edhe në njësinë e Urgjencës. Shpërndaje te miqtë
