Basha premton ndihmë për bizneset e prodhimit

exit.al 4 Dhjetor 2020, 12:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi se qeveria e tij do të ndihmojë bizneset e prodhimit në vend. Gjatë një vizite në punishten e qilimave në Kukës tha se "prodhimet shqiptare do të kenë të gjithë mbështetjen e qeverisë time". Basha i bëri thirrje punonjësve të punishtes të mos dekurajohen për situatën e vështirë, sepse "bashkë do ta ndryshojmë". Gjithashtu ai tha se qeveria e tij do të sigurojë barazi "mes grave dhe burrave në shoqëri dhe ekonomi, që nga pagat deri tek mundësitë". Basha kritikoi qeverine për ndihmën e pakët për bizneset në këtë krizë:

“Kosova me gjysmën e Buxhetit të Shqipërisë ka dhënë disa herë më shumë ndihmë për qytetarët. Shqipëria jep ndihmën më të vogël në Ballkan.”

Shpërndaje te miqtë