Humb jetën nga Covid-19 ish kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli

exit.al 4 Dhjetor 2020, 12:40

Ish kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli ka humbur jetën në moshën 66 vjeçare si pasojë e Covid-19.

Sipas mediave, Dakli ishte shtruar në Turqi për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, por nuk e ka fituar dot betejën me virusin.

Dakli ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Elbasanit në vitin 1999-2000.

Më herët si pasojë e koronavirusit ka ndërruar jetë dhe ish deputeti Marko Bello.

Shpërndaje te miqtë