OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 2 të dënuar për vjedhje bankash

exit.al 16 Qershor 2020, 12:21

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të martën deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për vjedhje.

Ata janë:

– Elis Gjypi, banues në Tiranë, i dënuar vjedhje me armë.

– Genci Prifti, banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje bankash;

Personat duhet të deklarojnë pasuritë e tyre dhe mënyrën se si i kanë krijuar brenda 48 orëve me shkrim OFL-së, dhe më pas deklarimet do t’i dërgohen Porkurorisë së Posaçme Antikorrupsion për hetim.

Shpërndaje te miqtë