OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar

exit.al 6 Nëntor 2020, 11:49

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër të dënuarve në Korcë dhe në Durrës. Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

M. T., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. Sh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

L. Ç., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

E. Gj., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.
Shpërndaje te miqtë