Rama premton rindërtimin e shkollës në Gjorm brenda 26 nëntorit

exit.al 4 Nëntor 2020, 13:40

Kryeministri Edi Rama premtoi, të mërkurën, se nxënësit e shkollës ‘Dan Bajrami’ në Gjorm të Laçit, do të futen në shkollën e re brenda datës 26 nëntor.

Shkolla u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe po rindërtohet.

Rama bashkë me ministrin Ahmetaj vizitoi sot Gjormin për të parë nga afër punimet.

Sipas tij, shkolla e re do të jetë me standarde europiane dhe do të ketë më shumë hapësira për nxënësit.

 

Shpërndaje te miqtë