Pezullohet deri me 9 nëntor puna në Gjykatën e Tiranës

exit.al 4 Nëntor 2020, 14:17

Gjykata e Tiranës ka pezulluar punën deri më 9 nëntor për shkak të infektimit të disa punonjësve me Covid-19.

Sipas mediave, gjykata do të shqyrtojë vetëm çështje emergjente.

Disa ditë më parë u infektuan  pesë gjyqtarë ndër të cilët tre prej tyre në dhomën Civile të Tiranës, ndërsa dy të tjerë në Dhomën Penale.

 

Shpërndaje te miqtë