OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve në Tiranë

exit.al 12 Tetor 2020, 14:11

Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. Gëzim Alimehmeti, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;
  2. Artur Koleci (Çartis), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  3. Edmond Shkalla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë