Infektohen dy punonjës të qendrës spitalore në Elbasan

exit.al 12 Tetor 2020, 13:54

Dy punonjës të qendrës spitalore ‘Xhaferr Kongoli’ në Elbasan janë infektuar me Covid-19.

Ata janë një çift bashkëshortësh, të cilët punojnë një në repartin e Martenitetit, ndërsa tjetri në recepsionin e Patologjisë.

Pasi dy punonjësit rezultuan të infektuar, dhe dy infermierë të tjerë janë vetëkarantinuar pasi kanë pasur kontakte me të infektuarit.

Shpërndaje te miqtë