Naftëtarët protestë në mbështetje të grevistëve

exit.al 12 Tetor 2020, 12:56

Naftëtarët, të cilët nuk janë futur në grevë urie, kanë protestuar, të hënën, në mbështetje të kolegëve të tyre.

Në një marshim drejt bashkisë, naftëtarët kërkuan reagimin e institucioneve për të detyruar kompaninë menaxhuese të rafinerisë të paguajë rrogat e prapambetura.

Me thirrjen ‘Punë, pagë dhe perspektivë’, naftëtarët u shprehën të vendosur të vazhdojnë protestat dhe grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë 10 naftëtarët, që prej 15 ditësh janë futur në grevë urie, kanë kërcënuar se nëse qeveria e kompania menaxhuese nuk i përgjigjet kërkesave të tyre, të martën do të hyjnë me forcë në rafineri.

Shpërndaje te miqtë