Ambasadori i BE-së, Soreca: SPAK të hetoj parregullsitë në zgjedhje

exit.al 19 Maj 2021, 11:15

Ambasadori i BE-së në Tiranë luigi Soreca u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë përmirësuar në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ai, në një vizitë nga Durrësi, të mërkurën theksoi se OSBE-Odihr i njohu zgjedhjet si të rregullta.

Gjithashtu, Soreca kërkoi hetim të krimeve zgjedhore. “Është e rëndësishme të hetohen parregullsitë”, shtoi Soreca.

Ambasadori u shpreh se duhet të “dimë çfarë funksionoi dhe çfarë jo”, në këto zgjedhje.