Nëntë viktima dhe 486 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 2 Nëntor 2020, 15:17

Nëntë viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 697.

486 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 20,655  të infektuar.

Prej tyre 4,317 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 15,641 pacientë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë