Qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat për qendrën e votimit në e-Albania

exit.al 2 Nëntor 2020, 14:31

Të gjithë qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe qendrën e votimit në portalin e-Albania.

Ministria e Brendshme njoftoi të hënën, se ka bërë publike listën e zgjedhësve për votimet e 25 prillit dhe çdo qytetar mund të shohë të dhënat e tij.

Për çdo paqartësi dhe pasaktësi në të dhënat e tyre, qytetarët mund të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected]).

Për të kontrolluar të dhënat tuaj për ditën e votimit, duhet të hysh në profilin personal në portalin e-albania dhe të klikosh linku këtu.

Shpërndaje te miqtë