OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar në Vlorë

exit.al 2 Nëntor 2020, 14:22

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve në Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. Viron Ramohitojt, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”
  2. Altin Skëndajt, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim
  3. Gëzim Memeti, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë