Disa zona në Bulqizë dhe Dibër kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq.
Të dielën pasdite pati një ulje të ndjeshme të intensitetit të reshjeve të shiut. Si pasojë e uljes së temperaturave, shtyllat e tensionit kanë ngrirë dhe është ndërprerë energjia elektrike. Në rrugët nacionale janë thyer pemë dhe degë pemësh. Ato kanë rënë tek përcjellësit elektrik dhe sërish kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë. Njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë që prej pesë ditësh janë pa energji elektrike. Po ashtu, në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditësh e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës. Shpërndaje te miqtëNdërprerje energjie elektrike në disa zona prej motit të keq
Të sugjeruara
Stuhia në Spanjë vret katër persona
10 Janar 2021, 21:20Vetëvendosja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë
10 Janar 2021, 20:20Basha në Bubq: Pas 25 prillit, do keni një qeveri që do mendojë për ju
10 Janar 2021, 19:20
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
