“Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin anti-Covid19”.
Ende nuk dihen detajet e procesit të vaksinimit: kush do të jenë të parët që e përfitojnë apo protokolli që do të ndiqet. Qeveria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Kryeministri Edi Rama deklaroi më 1 Janar se 10750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 do të vijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt, tha Rama dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit. Ndërkohë pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama inspektoi stadiumin Air Albania së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Stadiumi do të shërbejë si qendra e parë e vaksinimit. Rama ka deklaruar se është dakordësuar me kompaninë Pfizer që vaksinimi të nis në javën e tretë të janarit. Ai ka thënë se të parët do të vaksinohen mjekët. Shpërndaje te miqtëShqipëria nis të hënën vaksinimin kundër Covid-19
Shqipëria do të nis të hënën vaksinimin kundër Covid-19. Kështu njoftoi të dielën kryeministri Edi Rama.
Përmes një shënimi në Facebook ai shkroi:
Të sugjeruara
Vetëvendosja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë
10 Janar 2021, 20:20Basha në Bubq: Pas 25 prillit, do keni një qeveri që do mendojë për ju
10 Janar 2021, 19:20Kukësi mes pasurisë natyrore dhe varfërisë ekonomike
10 Janar 2021, 20:40
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
