"Nuk ka ardhur askush, as nga autoritet lokale, se qendrore nuk bëhet fjalë. 2021 ka përmbytjet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë. Nuk janë pastruar kanalet kulluese".
Basha duke folur me banorët e Bubqit u premtoi se nëse PD vjen në pushtet ata do të kenë 'një qeveri që do të mendojë për qytetarët':"Unë ju garantoj se çfarë kemi në dorë do e bëjmë. Kam ardhur t’ju shoh se pas 25 prillit s’do kemi qeveri që merret me veten e saj por me të gjithë ju. Këto punë mund të ishin bërë para 3 apo 4 vitesh por ata e kanë pas mendjen tek vetja e vetë".
Të dielën kryedemokrati Basha vizitoi edhe Shkodrën, një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet. Ai i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente dhe të vërë në dispozicion të banorëve të tërë burimet shtetërore të nevojshme. Në Shkodër ishte të dielën edhe kryeministri Edi Rama për të parë situatën nga afër. Rama iu përgjigj Bashës duke thënë se ndjen keqardhje për të. Shpërndaje te miqtë
