Ndahet nga jeta At Todi Jovani i Pogradecit, u infektua me Covid

exit.al 27 Tetor 2020, 12:06

At Todi Jovani, një ndër klerikët më të njohur të Pogradecit, ka ndërruar jetë, të martën, pas infektimit me Covid-19.

At Todi Jovani, 71 vjeç, po kurohej në spital por ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm.

Me ndarjen nga jeta të Atit, numri i viktimave ngsa Covid-19 në vend shkon në 481, ndërsa infektimet kanë arritur në 19,455.

Shpërndaje te miqtë