Nancy Pelosi kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Trumpit

exit.al 7 Janar 2021, 21:03

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, demokratja Nancy Pelosi kërkoi, të enjten, shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump-it përmes amendamentit 25. Amendamenti i 25-të, i propozuar nga Kongresi dhe i ratifikuar nga shtetet pas vrasjes së Presidentit Kennedy, përmban procedurat për zëvendësimin e presidentit ose nënkryetarit në rast vdekjeje, largimi, dorëheqjeje ose paaftësie, sipas Shkollës së Drejtësisë Cornell. Pelosi tha të enjten para gazetarëve:

“Dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti një kryengritje të armatosur kundër Amerikës.”

Kjo deklaratë e saj vjen vetëm një ditë pasi mbështetësit e Trampit hynë në ndërtesën e Kapitolit në Uashington. Pelosi tha se Trumpi ka kryer një 'kryengritje”. Ajo e cilëosi Trumpin si 'vdekjeprurës për amerikanët dhe për vetë demokracinë e SHBA-së'. Ndërsa mbështetësit e Trumpit, ajo i cilësoi si 'terroristë'. Shpërndaje te miqtë