Maqedonia e Veriut, 10 viktima e 166 të infektuar të rinj me Covi-19

exit.al 7 Janar 2021, 23:31

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten 10 viktima të reja nga Covid-19.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar 166 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Rastet u regjistruan pas kryerje së 1,049 testimeve për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se janë shëruar 416 persona.

Maqedonia e Veriut ka  16,704 raste aktive.

 

Shpërndaje te miqtë