COVAX nis shpërndarjen e vaksinës në fund të janarit

exit.al 7 Janar 2021, 20:56

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi, të enjten, se programi i tyre COVAX do të nisë shpërndarjen e vaksinave në fund të janarit. Drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien tha se COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina vendet me të ardhura të ulëta. Ajo tha se OBSH-së i duhen rreth 7 miliardë dollarë në mënyrë që të mund të shpërndajnë vaksina të mjaftueshme në këto vende, deri në fund të vitit 2021. Deri më tani janë mbledhur 6 miliardë dollarë, tha ajo. Drejtoresha e OBSH-së për imunizim deklaroi:

“Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit dhe nëse nuk ndodh, atëherë shpërndarja do të nisë në fillim apo në mes të shkurtit”.

  Shpërndaje te miqtë