Mjekët takim me përfaqësues të qeverisë për përmbushjen e kërkesave

exit.al 30 Shtator 2020, 14:26

Përfaqësues të mjekëve dhe infermierëve do të takohen sot me përfaqësues në Ministrinë e Shëndetësisë, ku tema e diskutimit do jetë përmbushja e kërkesave të tyre.

Sipas BalkanWeb, takimi do të zhvillohet rreth orën 14:30 në ministri.

Cilat janë kërkesat e mjekëve?

  1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
  2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
  3. Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
  4. Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shpërndaje te miqtë