OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar

exit.al 30 Shtator 2020, 14:03

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të mërkurën, deklarimin e pasurisë për tre të dënuar. Ata janë:

Artan Hënaj, banues në Fier, nën hetim nga autoritetet franceze për “Vepra penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Maksim Çelaj, banues në Mallakastër, nën hetim nga autoritetet franceze për “Vepra penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Enea Buzo, banues në Gjirokastër, dënuar nga Gjykata e Lartë e Landit në Düsseldorf, Gjermani, për “Vepra penale me qëllime terroriste”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë. Shpërndaje te miqtë