KLGJ, aplikacion të ri për të kontrolluar numrin e gjyqtarëve në gjykata

exit.al 30 Shtator 2020, 13:18

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë mundësi të kontrollojë numrin e gjyqtarëve në gjykata nëpërmjet një aplikacioni. Lajmin e bëri të ditur ambasada e SHBA-ve, ku në një postim në Facebook, shkruan se:

"USAID ka pajisur Këshillin e Lartë Gjyqësor të Shqipërisë me një aplikacion të ri në rrjet i cili ndihmon në vlerësimin e shpërndarjes së burimeve për gjykatat në të gjithë vendin. Përmes kësaj platforme inovative, Këshilli i Lartë Gjyqësor është në gjendje të përcaktojë se ku ndodhen gjykatat dhe të vlerësojë sa gjyqtarë nevojiten në një juridiksion të caktuar."

Shpërndaje te miqtë