Ministri Ahmetaj premton ulje të TVSH-së për turizmin

exit.al 22 Dhjetor 2015, 17:54

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi sot se do të ulë TVSH-se në 10 për qind për sektorin e turizmit brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Tatimi mbi vlerën e shtuar për këtë sektor është aktualisht 20 për qind.

I ftuar në një takim me operatorë turistike, ministri tha se ishte e vështirë që kjo ulje të bëhej në Paketën Fiskale të vitit 2016.

Aktualisht, vlera e TVSH-së që paguajnë sipërmarrjet turistike në Shqipëri është më e larta krahasuar me vendet e rajonit.