EURO 2016: Shqipërisë i akordohen 26 mijë bileta

exit.al 22 Dhjetor 2015, 15:07

Shqipërisë i janë vënë në dispozicion 26 mijë bileta për EURO 2016 që do të zhvillohet në Francë verën e ardhshme.

Numri i biletave që i jepen çdo vendi varet nga  kapaciteti i stadiumit ku do të luhen ndeshjet. Ndarja e biletave për çdo stadium bëhet pa ditur se cilat skuadra do të luajnë në të.

32 përqind e vendeve të çdo stadiumi i jepet skuadrave që luajnë (16 për qind secilit ekip), 42 për qind i shiten publikut, pjesa tjetër është e rezervuar për sponsorët.