Kërkohet rritja e çmimit të biletës urbane në Tiranë

exit.al 22 Dhjetor 2015, 15:00

Shoqata e Transportit Qytetas, e cila përfaqëson operatorët e shërbimit të transporit urban, i ka kërkuar Bashkisë Tiranë rritjen e çmimit të biletës së transporit urban nga 30 në 70 lekë.

Në një letër dërguar sot kryebashkiakut Erion Veliaj, Shoqata paralajmëroi ndërprerjen e shërbimit, në rast se nuk plotësohet kërkesa e saj.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, Zoti Veliaj deklaroi se "bileta e urbanit nuk do të rritet" për sa kohë ai drejton Bashkinë.