Ministrat e BE-së diskutojnë datat e konferencës për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

exit.al 17 Nëntor 2020, 10:08

Të martën, 17 nëntor, Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian do të diskutojnë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më konkretisht pritet që në takim të diskutohet për datat e mbajtjes së konferencës së parë Ndërqeveritare për secilin vend, e cila shënon hapjen praktike të negociatave me BE-në.

Bullgaria ka njoftuar se do të kundërshtojë fillimin e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet ende nuk kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mbi historinë dhe gjuhën. Lajmin e dha Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

"Bullgaria po thotë 'Jo' për fillimin e negociatave, ne nuk jemi duke thënë" Jo "për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE," deklaroi Zaharieva.

Nëse edhe vetëm një vend voton kundër hapjes së negociatave, bisedimet e pranimit nuk mund të fillojnë zyrtarisht.

Nuk dihet ende nëse ndonjë shtet do të vendosë veton edhe për Shqipërinë.

Shpërndaje te miqtë